Chelsea ka arritur të shënojë fitore të madhe me përmbysje të rezultatit ndaj West Hamit.
“Blues” triumfuan 2:1 ndaj “Çekanëve” në kuadër të javës së gjashtë në Premierligë.
Antonio shënoi për 0:1 në minutën e 62-të, para se Ben Chilëell të barazonte shifrat.
Kai Havertz përmbysi rezultatin në minutën e 88-të për ta fituar ndeshjen.
West Ham shënoi në minutën e 90-të nëpërmjet Cornet, por goli u anulua nga VAR-i për shkak të një faulli në portierin Mendy.
Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në vendin e pestë me 10 pikë, kurse West Ham bie në vendin e 17-të me katër pikë gjithsej.