Chelsea fiton derbin ndaj Leicester dhe ngjitet në vendin e tretë në tabelë

Skuadra e Chelseat ka fituar ndeshjen ndaj Leicester Cityt.

Chelsea ka mposhtur Leicester Cityn me rezultatin e ngushtë 2-1.

Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0, edhe pse Werner realizoi dy herë – por golat e tij u anuluan, shkaku i pozitës jashtë loje dhe lojës me dorë.

Ndërkohë, pjesa e dytë ishte e zjarrtë me tri gola. Me të filluar takimi, Chelsea shënoi me anë të Antonio Rudiger, ndërsa thelloi avantazhin me Jorginhon, i cili realizoi me penallti.

Iheanacho realizoi për Leicester Cityn, por nuk mjaftoi për klubin mysafir.

Chelsea me këtë fitore shkon në kuotën e 67 pikëve në vendin e tretë, duke lënë kështu Leicesterin në vendin e katërt me 66 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *