Chelsea është skuadra më e mirë në botë, së paku zyrtarisht.
‘Blutë’ e Londrës kanë fituar finalen e Kupës së Botës për Klube, duke mposhtur skuadrën e Palmeiras me rezultatin 2:1, shkruan lajmi.net.
90 minutat e para kanë treguar rezultat të barabartë 1:1, me të dy golat e shënuara në pjesën e dytë.
Romelu Lukaku zhbllokoi sfidën në minutën e 55’, pas asistimit të Hudson Odoi. Veiga në anën tjetër barazoi shifrat për Palmeiras, në minutën e 64’.
Vazhdimet shkuan në favor të Chelsea, të cilët krejt në fund arritën të gjejnë golin e epërsisë.
Londinezët fituan një penallti të cilën në minutën e 117’ e konvertoi në gol Kai Havertz.
Ylli gjerman ishte ai që shënoi golin e fitores në finalen e Champions League dhe ishte vendimtar edhe në finalen e Kupës së Botës për Klube.
Chelsea tashmë është skuadra më e mirë në botë, së paku zyrtarisht.