Chelsea do të kërkojë t’i rrisë shpresat për top katërshe në Premierligë, kur të takohen sonte me Manchester Unitedin në një ndeshje derbi të javës së 26-të të sezonit 2020/21.
Derbi i javës së 26-të në Premierligë do të zhvillohet në Stamford Bridge në orën 17:30, me Chelsean që synon ta ripërtërijë rivalitetin me Manchester Unitedin.
Pas një periudhe të keqe kah fundi i qëndrimit të trajnerin Frank Lampard, të kaltrit e Londrës e kanë rimarrë veten nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Thomas Tuchel, duke mos humbur në nëntë ndeshje që prej se gjermani e mori drejtimin e skuadrës, shtatë prej të cilave i ka fituar.
Chelsea do të ngrihet në pozitën e katërt me një fitore eventuale sonte në Londër, pasi rivali i qytetit West Hami e mban atë pozitë me vetëm dy pikë më shumë.
Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj një Unitedi që nuk e ka humbur asnjë ndeshje në udhëtim këtë sezon në ligë.
Në ndeshjen e parë të këtij sezoni në ligë, që u zhvillua në Old Trafford, Chelsea dhe Unitedi luajtën baras pa gola.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ngel 13 pikë larg rivalit dhe liderit Manchester City, ndërkohë që ndiqet nga Leicester City që ka pikë të barabarta (49) me të në pozitën e tretë.
Formacionet zyrtare: