Hakim Ziyech mund të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të verës.
Nga klubi londinez thuhet se janë të hapur për ta shitur reprezentuesit e Marokut, transmeton GE.
Sipas “Sky Sports”, Milani është klubi që ka shprehur interesim për të siguruar shërbimet e Ziyechit.
Klubi italian thuhet se tashmë është në bisedime me agjentin e 29-vjeçarit.
Ziyech u transferua nga Ajaxi te Chelsea në vitin 2020 për 40 milionë euro.
Ish-futbollisti i Hereenveenit e Twentes me “Blutë” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.