Chelsea e nxjerr Kanten në shitje bashkë me 8 lojtarë të tjerë

Chelsea ka vendosur t’i nxjerrë në shitje N’Golo Kanten dhe tetë lojtarë të tjerë në afatin kalimtar të kësaj vere, sipas mediave britanike.

Trajneri Frank Lampard e ka përforcuar skuadrën e kaltër tashmë me Hakim Ziyech dhe Timo Werner dhe synon të sjellë lojtarë të tjerë në skuadrën në muajt në vazhdim, transmeton GE.

Qëllimi i tij kryesor është talenti i madh i Bayer Leverkusen, Kai Havertz, si dhe një portier dhe një mbrojtës i majtë.

Por blerjet e reja varen shumë nga largimet, shkruan The Times, gazeta prestigjioze britanike, prandaj Chelsea ka vendosur t’i qesë në shitje nëntë lojtarë.

Kante, i cili i ka bërë vetëm 23 paraqitje këtë sezon për shkak të lëndimeve, është nxjerrë në shitje pavarësisht se vlerësohet si mesfushori më i mirë në skuadër.

Përveç tij, nga mesfusha Chelsea ka për qëllim t’i shesë edhe Ross Barkley dhe Tiemoue Bakayoko.

Pjesë e listës së largimeve janë edhe Kurt Zouma, Andreas Christensen, Emerson Palmieri, Marcos Alonso, Michy Batshuayi, dhe Kepa Arrizabalaga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *