Chelsea dhe Real Madridi në kërkim të finales: Formacionet zyrtare

Chelsea dhe Real Madridi do të përballen sonte në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

“Blutë” e Londrës kanë avantazhin pasi në ndeshjen e parë kanë luajtur baras 1:1 dhe goli si mysafir ua jep komoditetin.

“Mbreti i Evropës”, Real Madridi do të kërkojë gjithashtu finalen e madhe dhe kërkon që ta mposhtë Chelsean në mes të Londrës.

Përballja ndërmjet Chelseas dhe Real Madridit starton nga ora 21:00.

Kujtojmë se Manchester City është finalisti i parë këtë edicion.

FORMACIONET ZYRTARE

CHELSEA: Mendy, Rudiger, Christensen, Jorginho, Thiago Silva, Kante, Werner, Mount Chilwell, Azpilicueta, Havertz

REAL MADRID: Courtois, Militao, Ramos, Nacho, Hazard, Kroos, Benzema, Modric, Casemiro, Vinicius Jr, Mendy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *