Talenti 22-vjeçar ka dëshmuar se është një ndër mbrojtësit e krahut më të mirë dhe ka impresionuar të gjithë këtë edicion.
Sipas Calciomercato, Hakimi ka shumë skuadra që e kërkojnë me Chelsea dhe Arsenalin në krye të garës.
Maroku mund të jetë transferim i mirë për “Topçinjtë” sidomos pasi Hector Bellerin nuk është duke treguar formën më të mirë.
Transferimi i Hakimit mund t’i ndihmojë skuadrës së Mikel Artetas të jetë në nivel tjetër dhe shumë më e rrezikshme në kundëraksione.
Kurse, te Chelsea është talenti Reece James, andaj nuk e kanë prioritet transferimin e Hakimit.
Interi nuk mendon ta shesë nën 50 milionë euro.