Chelsea raportohet se është shumë afër arritjes së një marrëveshjeje me Barcelonën për Frenkie de Jong, me “Blutë” të gatshëm të përmbushin çmimin e kërkuar nga skuadra spanjolle për mesfushorin.
Holandezi ka qenë për disa javë në mesun e emrave të lakuar për t’u larguar nga Barcelona pas interesimit nga Manchester United dhe Chelsea.
Por duket se “Blutë” kanë bërë hapa të mëdhenj përpara në këtë drejtim dhe duan që ta mbyllin operacionin në ditët e ardhshme.
Sipas gazetës spanjolle “SPORT”, klubi londinez do të ishte në gjendje të plotësojë shifrën prej 80 milionë euro që Barça po kërkon për holandezin.
Në favor të Chelseat shkon edhe kriza financiare me të cilën po ballafaqohet Barcelona e cila deri më tani, pak ditë para fillimit të La Ligas nuk ka arritur që t’i regjistrojë blerjet e reja.