Chelsea 0-1 Arsenal | Paraqitje solide e Granit Xhakës, 26 minuta për Brojën në derbi – me këto nota u vlerësuan paraqitjet e tyre

Arsenali ka fituar me rezultat 1-0 në udhëtim te rivali lokal, Chelsea, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ligën Premier.

Topçinjtë e Mikel Artetas kanë vazhduar formën e mirë dhe fitoret në kampionat, duke mposhtur edhe Blutë dhe duke rikthyer kryesimin e ligës.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 63-të dhe u shënua nga Gabriel Magalhaes, i cili shënoi pas asistimit të Bukayo Saka.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht shënuesi i golit të fitores, Gabriel, i cili u vlerësua me notë 7.9.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për sulmuesin e vendasve, Raheem Sterlin që u notua me 5.9.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe Granit Xhaka, i cili pas paraqitjes së mirë u notua me 6.7, ndërsa Armando Broja për rreth 30 minuta lojë u notua me 6.3.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *