‘Ethët’ e Champions League do të vazhdojnë sonte me dy super-duele në kuadër të çerekfinaleve të kësaj gare magjike.
Pas dy sfida të mbrëmshme, elita e futbollit evropian, vjen edhe më dy duele të zjarrta.
Chelsea-Real Madrid
Padyshim se vëmendja kryesore sonte do të jetë në ‘Stamford Bridge’, ku Chelsea pret gjigantin spanjoll, Real Madrid.
Kjo sfidë parashikohet të jetë e dramatike, pasi që të dy skuadrat synojnë trofeun e kësaj garë.
Të përzgjedhurit e Thomas Tuchel në këtë duel hynë me synim që të marrë rezultat pozitiv për duelin e kthimit në Madrid, megjithatë, skuadra e Carlo Ancelottit në Londër, ka udhëtuar e përgatitur mirë dhe me ambicie të mëdha që të nxjerr rezultat të favorshëm. Për 90-të minuta Londra do të jeton me futbollin, në një sfidë që parashikohet të jetë drithëruese.
Villareal-Bayern Munich
E ‘nxehtë’ parashikohet të jetë edhe dueli Villareal-Bayern Munich, në tjetër ndeshje që luhet sonte në kuadër të ndeshjeve çerekfinale.
Skuadra spanjolle e cila deri tani ka shfaqur formë të lartë në Champions League, edhe në përballje me ‘Bavarezët’, hynë me ambicie që të ndal gjigantin gjerman. Skuadra nga ‘Alianz Arena’ është favorit të paktën në letër për të kaluar në rundin e tjetër të garës më të madhe evropiane, megjithatë, Villareali më gjithë ‘arsenalin’ e tyre, do të provojnë që të bëjë më të mirën në ballafaqim me Bayern Munich.
Sonte takohen:
Chelsea-Real Madrid
Villareal-Bayern Munich
Të dy ndeshjet nisin në orën 21:00.