Championsi, superndeshje në fazën e ligës

Superndeshje do të luhen në fazën e ligës në garën elitare evropiane për klube të futbollit, Ligën e Kampionëve.

Shorti është tërhequr të enjten pasdite në Monaco. Zlatan Ibrahimoviq e Leita Kaka madhështuan ceremoninë e shortit, ndërsa kjo dyshe përcaktoi përmes shortit disa ndeshje të nivelit më të lartë.

Kampioni në fuqi, Paris Saint-Germaini, do të përballet me Bayernin e Barcelonën, ndër të tjera, në fazën e ligës. Atalanta, Bayer Leverkuseni, Tottenhami, Sportingu, Newcastle dhe Athletic Bilbao janë kundërshtarët e tjerë të PSG-së në fazën e ligës.

Real Madrid – Manchester City është tjetër superndeshje. Klubi mbretëror spanjoll do të përballet edhe me Liverpoolin, Juventusin, Benfican, Marceillen, Olympiacosin, Monacon e Kairat Almatyn.

Manchester City pos me Real Madridin do të përballet edhe me Dortmundin, Bayer Leverkusenin, Villarrealin, Napolin, Bodo/Glimtin, Galatasarayn e Monacon.

Bayerni përballet me Chelsean, Parisin, Bruggen, Arsenalin, Sportingun, PSV-në, Unionin dhe Pafosin.

Liverpooli luan ndër të tjera me Interin, por edhe me skuadra tjera të mëdha.

Championsi për herë të dytë zhvillohet me fazë të ligës që ka zëvendësuar atë grupore. Në ligë janë plot 36 skuadra, ndërsa secila skuadër përballet me nga tetë kundërshtarë të ndryshëm.

Pas tetë xhirove në fazën e ligës, tetë skuadrat e para kualifikohen direkt në një të tetën e finales.

Skuadrat prej vendit të nëntë deri në vendin e 24-t kualifikohen në plejofin e fazës nokaut. Ndërkohë skuadrat prej vendit të 25-të e deri në vendin e 36-të eliminohen.

Të gjitha skuadrat përballen me nga dy kundërshtarë të vazos së parë, dy të vazos së dytë, dy të vazos së tretë dhe dy të vazos së katërt.

Orari i ndeshjeve do të saktësohet të shtunën. Ndeshjet e xhiros së parë janë prej 16 deri më 18 shtator. Më 30 shtator dhe 1 tetor është xhiroja e dytë. Xhiroja e fundit e fazës së ligës është më 28 janar 2026.

Në fazën e ligës janë katër skuadra debutuese: Bodo/Glimt, Kairat, Pafos dhe Union Saint-Gilloise.

Edicioni i parë i Championsit me fazë të ligës është vlerësuar shumë i suksesshëm. Dhe garë dramatike pritet edhe në edicionin e dytë.

Kundërshtarët e Championsit të skuadrave të vazos së parë

PSG: Bayern, Barcelona, Bayer Leverkusen, Tottenham, Sporting, Newcastle United, Athletic Bilbao

Real Madrid: Manchester City, Liverpool, Juventus, Benfica, Marseille, Olympiacos, Monaco, Kairat

Manchester City: Borussia Dortmund, Real Madrid, Bayer Leverkusen, Villarreal, Napoli, Bodo/Glimt, Galatasaray, Monaco

Bayern: Chelsea, PSG, Club Brugge, Arsenal, Sporting, PSV, Union SG, Pafos

Liverpool: Real Madrid, Inter, Atletico Madrid, Eintracht Frankfurt, PSV, Marceille, Qarabag, Galatasaray

Inter: Liverpool, Borussia Dortmund, Arsenal, Atletico Madrid, Slavia Praga, Ajax, Kairat, Union SG

Chelsea: Barcelona, Bayern, Benfica, Atalanta, Ajax, Napoli, Pafos, Qarabag

Borussia Dortmund: Inter, Manchester City, Villarreal, Juventus, Bodo/Glimt, Tottenham, Athletic Bilbao, Copenhagen

Barcelona: PSG, Chelsea, Eintracht Frankfurt, Club Brugge, Olympiacos, Slavia Pragë, Copenhagen, Newcastle United

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *