Kompeticioni më prestigjioz në futbollin evropian për klube, Champions League vazhdon sonte me dy takimet e radhës.
Raundi i 1/16-ës së finales do të mësojë edhe dy fitues të tjerë, me Manchester United – Atletico Madrid dhe Ajax Amsterdam – Benfica që kërkojnë bileta për të kaluar tutje.
Ndeshja e parë mes Atleti dhe United ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1 dhe gjithçka do të vendoset sonte në ‘Old Trafford’.
Skuadra e United vjen në disponim të mirë, pas fitores ndaj Tottenham Hostspur.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Ajax e Benfica.
Në ndeshjen e parë skuadrat u ndanë me barazim 2:2. Ajax shihet skuadër favorite për të kaluar tutje, por edhe Benfica ka bërë mirë në Evropë këtë edicion, duke kaluar tutje në një grup që la jashtë skuadrën e Barcelonës.