Champions League: Juventus e Chelsea kërkojnë biletën për fazën tjetër

Sonte (e mërkurë) do të përfundojë faza e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve. Nga ora 21:00, do të konfirmohen edhe dy skuadra që do të kalojnë në çerekfinale.

Skuadra e Juventus kontestohet nga Villarreal në Torino, pas ndeshjes së parë të mbyllur me barazim 1:1.Villarreal synon të prish planet e ‘Zonjës së Vjetër’ dhe anash letrës, ka gjasat e barabarta për të shkuar tutje. Ndeshje thuajse e vendosur është ajo mes Lille dhe Chelsea.

Londinezët fitonin ndeshjen e parë me rezultatin 2:0, dhe tashmë udhëtojnë drejt Francës më të qetë. Të dyja këto ndeshje luhen sonte, me fillim nga ora 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *