Për shkak të motit të ligë dhe ruajtjes së fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, gjatë ditës u vendos që të ndryshohet vendi i stërvitjes së Përfaqësueses së Kosovës.
Vendi u vendos të jetë në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali, mirëpo edhe kjo stërvitje anulohet.
Anulimi vjen për shkak të vonesave të ardhjes së futbollistëve, sepse moti i keq po i vonon linjat ajrore.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar/a
Stërvitja e Kombëtares së Kosovës e paraparë për orën 16:00 në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali është anuluar. Vonesat në linjat ajrore për shkak të motit të ligë dhe ardhja me vonesë e futbollistëve në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, kanë bërë që përzgjedhësi Bernard Challandes të vendosë për rigjenerim dhe stërvitje fitnesi të ekipit në hotel “Emerald”.