Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes po zhvillon një intervistë në emisionin Rubikon.
Ai ka zbuluar se sa i zhgënjyer ishte pas ndeshjes me Suedinë në “Fadil Vokrri”.
“Pas Suedisë unë isha shumë i zhgënjyer me performancën, jo me rezultatin. Ishte ndeshja më e keqe nëse flasim për perfomancën fizike”, tha Challandes.
Ai gjithashtu tregoi se sa pak ishin të angazhuar futbollistët e Kosovës.
“Ne kemi vrapuar shtatë kilometra më pak se Suedia dhe ishte performanca më e keqe me intensitetin më të keq, unë isha i befasuar, isha i zhgënjyer me këtë performancë”, përfundoi Challandes.