Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka paralajmëruar se në të ardhmen mund të ketë prurje të reja tek “Dardanët”.
Së fundmi, ekipit kombëtar iu bashkua Toni Domgjoni, ndërsa janë edhe disa emra të tjerë që e kanë lënë Kosovën në pritje qe sa kohë, duke shpresuar që t’i thërrasin Kombëtaret e shteteve ku janë lindur dhe janë rritur.
“Për të ardhmen mund të kemi prurje të tjera, gjithmonë mundohemi të sjellim lojtarë. Është Kosova, nevojiten freskime. E kemi Blendi Idrizin, që ka bërë lojë të mira në qershor. Ekipi kombëtar është i hapur për të gjithë. Është mjaft mirë për Kosovën të ketë prurje të reja”, deklaroi trajneri zviceran në konferencë për shtyp.