Challandes: Paqarada luan për St. Pauli jo për Real Madridin, vendosi të mos luajë për Kosovën

Trajneri i Përfaqësuese së Kosovës në Futboll, Bernard Challandes, ka folur për zhvillmet e fundit në skuadrën e “Dardanëve” pas takimeve të muajit mars.

Challandes, i ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova, foli për disa çështje të ngritura së fundmi pas humbjeve të Kosovës në kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Ai deklaroi se Leart Paqarada vendosi të mos luante për Kosovën, duke vendosur trajnerin përpara Kosovës.

“Paqarada. Me klubin luan por nuk është Real Madrid. Është St. Pauli. Learti ka luajtur lojë të mirë dhe nuk është lojtar i dobtë. Por flasim për shtatorin 2020, ne kishim sukses edhe pa të. Kur luajtëm në shtator, luajti një lojë, në tetor të vitit të kaluar luajti dy lojë. Në nëntor nuk mundi të vinte”.

“Ai vendosi që të mos vinte për Kosovën. Ai vendosi se me këtë trajner nuk do të vi për Kosovën”.

“E respektojë vendimin e ti por më vjen keq. Ai ka vendosur dhe është një situatë normale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *