Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur pas humbjes 1-2 të “Dardanëve” në ‘Fadil Vokrri”, nga Greqia.
“Bëmë shumë gabime, në pjesën e parë, edhe në pjesën e dytë, morëm dy gola të panevojshëm. Kemi humbur shumë topa. Nuk mendoj se është problem i sistemit të lojës për mënyrën e gabimeve që kemi bërë”, u shpreh ai.
“Nuk kemi bërë një lojë të mirë, na munguan shumë lojtarë sot. Siç duhet forma e lojtarëve nuk është më e mira dhe kjo mund t’i shpjegojë gabimet e futbollistëve”.