Challandes: Kjo ndeshje do të jetë test i vështirë

Kosova më 3 shator do të përballet kundër Moldavisë, ndërsa me 6 shtator kundër Greqisë, dhe për këto dy ndeshje ka folur përzgjedhësi Bernard Challandes.

Challandes në emisionin “Sports Show” për ndeshjen kundër Moldavisë ka thënë se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë.

“Moldavia nuk është një nga skuadrat më të mira në Evropë por është një skuadër kundër së cilës nuk është e lehtë të luash”, tha Challandes.

Kurse ndeshjen kundër Greqisë, Challandes e ka cilësuar si një test mjaftë të vështirë.

“Greqia ka ndryshuar trajnerin, kanë zhvilluar ndeshje mjaftë të mirë kundër Finlandes, kanë shpejtësi dhe taktikë të mirë, për mua është një test mjaftë i vështirë”, deklaroi Challandes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *