Trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes ka ftuar në skuadër së fundi edhe mesfushorin e Dritës Muharrem Jasharin.
Ky ndryshim vjen për shkak se në ndeshjen me Spanjën do të mungojnë Lirim Kastrati dhe Besar Halimit për shkak të kartonëve.
Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës ku thuhet:
Duke pasur parasysh se Lirim Kastrati dhe Besar Halimi nuk do të kenë të drejtë paraqitjeje në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Spanjës për shkak të pezullimit me kartonë, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes ka vendosur që për këtë ndeshje ta ketë në grumbullim mesfushorin e Dritës, Muharrem Jashari.
Dardanët, sot, do të kenë vetëm rigjenerim në hotel, pasi lojtarët që nuk u aktivizuan në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Greqisë dhe ata që hyrën si zëvendësueses kanë bërë stërvitje mbrëmë pas ndeshjes.
Ndeshja Kosovë-Spanjë zhvillohet më 8 shtator 2021 në Prishtinë.