Challandes e fal Aro Muriqin, e grumbullon për miqësoret e qershorit dy muaj pasi e suspendoi

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e muajit qershor.

Në mesin e të ftuarve ka edhe disa lojtarë që do e veshin për herë të parë fanellën e “Dardanëve”, shkruan Demokracia.com.

Në listën e trajnerit zviceran rikthehet Arijanet Muric, portieri i Kosovës i cili u suspendua muaj më parë.

Gjegjësisht në muajin mars, Muriq ishte suspenduar nga trajneri Challandes me t’u grumbulluar me ekipin për ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Katar2022”.

“Dardanët” fillimisht takohen me San Marinon më 1 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më vonë luajnë me Maltën në Austri.

Stërvitja e parë është paraparë për të premten (më 28 maj) në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *