Duhet të ishte një ndeshje në dishezë, por po kthehet në makth!
San Marino-Shqipëri ende e bllokuar 0-0 në 45′ e para dhe ajo që shqetëson është se kombëtarja kuqezi ka bërë vetëm gjysmë rasti, pavarësisht se ka mbajtur topin – siç është normale – për 77% të kohës!
Sulmi inekzistent me Manaj dhe Broja, ndërsa gjithashtu edhe mesfusha duket e çalë, teksa Laci duket totalisht jashtë loje (zëvendësoi Memushajn)
Por, të mos bësh raste ndaj një kombëtareje elektriçistësh (sepse gjysma nuk janë profesionistë) mbetet mister.