Çfarë situate! Arsenali i kërkon falje Atletico Madridit, kjo pas ankesës në UEFA

Përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Atletico Madridit në Emirates, u arrit një precedent.

Në seancën zyrtare stërvitore, lojtarët e Atletico Madridit u pritën nga një situatë e pazakontë. Nuk kishte ujë të ngrohtë në dhomat e zhveshjes për t’u larë pas stërvitjes.

Ekipi e përfundoi stërvitjen 15 minuta më herët dhe u kthye në hotel në mënyrë që lojtarët të mund të bënin dush.

Lojtarët e Atleticos ishin të tërbuar për situatën. Klubi spanjoll madje dërgoi një ankesë zyrtare në UEFA.

Arsenali i kërkoi falje Atletico Madridit në një letër zyrtare për shqetësimin e shkaktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *