Burnley ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, teksa ka dhënë befasinë e javës duke mposhtur Manchester United në ‘Old Trafford’.
Mysafirët erdhën më të motivuar se kurrë këtë takim, pas fitores 2:1 ndaj Leicester në fundjavë.
Chris Wood (39’) dhe një super-gol i Jay Rodriguez (56’) vendosën fatin e kësaj ndeshje.
Rodriguez realizoi me një “predhë” të vërtetë.
Skuadra e Solskjaer nuk arrinë edhe njëherë të shfrytëzoje gabimet e Chelseat, dhe mbetet në pozitën e pestë me 34 pikë.
Burnley në anën tjetër me 30 pikë, qëndron në vendin e 13.
Jay Rodriguez would walk into Utd’s team right now. Change my mind. pic.twitter.com/dSAOl1zSci
— GDon ☬ (@GDon_LFC) January 22, 2020