Çfarë po pengon rikthimin e Ansu Fatit në stërvitje?!

Inflamacioni i Fatit në gjurin e majtë është ulur shumë në dy javët e fundit, sipas raportimeve të Cadena SER.

Edhe pse në mënyrë shumë të ngadaltë, gjuri i 18 vjeçarit po shërohet dhe ai mund të rikthehet në mesin e prillit.

Fillimisht, mendohej se marsi do të jetë muaji kur do të shohim rikthimin e Fatit, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi pikërisht për këtë inflamacion që pësoi gjuri i tij.

Në total, Fati ka shënuar pesë gola dhe ka regjisturar katër asistime për Barcelonën këtë edicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *