Aleksandër Ceferin ka kaluar çdo pritshmëri në takimin e tij me Kryeministrin e vendit Edi Rama.
Nga një takim të parashikuar rreth 30 min, numri 1 i futbollit në Evropë ka qëndruar për mëse 1 orë e 10 minuta kokë më kokë me Kryeministrin.
Ende nuk bëhen me dije detajet e takimit se çfarë është folur konkretisht, por tema e diskutimit ka qenë ndërhyrja e qeverisë dhe e kryetarit të bashkisë Erjon Valiaj në proçesin zgjedhorë të FSHF-së.
Më pas për rreth 40 minuta presidenti Ceferin ka qëndruar sërish me presidentin e FSHF-së Armand Duka dhe së bashku vizituan “Shtëpinë e Futbollit”.