Rio Ferdinand ka treguar në autobiografinë e tij për kohën kur e kishte pyetur ish-sulmuesin francez, Thierry Henry, të zgjidhte mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
Henry i ishte përgjigjur duke i treguar ish-mbrojtësit të Manchester Unitedit diçka që kishte parë në stërvitje gjatë kohës së tij në Barcelonës, transmeton GE.
Messi ishte faulluar dhe trajneri nuk i kishte dhënë atij goditje të lirë në vitin 2009. Messi kishte mbetur i tërbuar.
“Kur topi kishte shkuar te portieri i tij, Messi kishte vrapuar drejt tij dhe ia kishte kërkuar topin. Portieri ia kishte pasuar topin dhe Messi e kishte dribluar tërë skuadrën i mllefosur dhe kishte shënuar gol. Thierry më tregoi mua se çfarë kishte parë ai atë ditë, ai vetë kishte bërë vetëm në oborrin e shkollës fillore. ‘Unë bëja gjëra të tilla ndaj fëmijëve të vegjël. Por ai e bëri kundër disa prej lojtarëve më të mirë në botë: Yaya Toure, Puyol, Iniesta, Xavi, Busquets. Dhe jo vetëm një herë. Ai e bëri këtë dy herë’”, ka rrëfyer Ferdinand.
Ish-ylli i Anglisë shtoi: “Henry tha: ‘A mund ta bëjë Ronaldo këtë’, unë i thashë që nuk e kisha parë kurrë duke e bërë këtë. Thierry ka luajtur me Zidane dhe Ronaldinho por ata nuk kishin bërë kurrë diçka të tillë. Ai më tha pastaj: ‘Ai ishte çasti kur e kuptova se Messi ishte ndryshe nga të tjerët’”.
Ky rrëfim e bën të qartë se Messi është lojtari më i mirë që Henry dhe Ferdinand e kanë parë.