Një gafë e rëndë është ajo që ka ndodhur ndeshjen e sotme në La Liga. Protagonist ka qenë portieri i Valladolid-it, Churripi.
Në minutën e 28-të, mbrojtësi i Eibar vendos të kthejë topin për më tepër siguri pas te portieri, por duke harruar se ky i fundit nuk gjendej në pozicionin e duhur.
Sapo sheh topin tenton të niset drejt tij, por këmbët nuk i përgjigjen, duke u rrëzuar përtokë.
E mënjëherë pas kësaj është dorëzuar dhe nuk e ka marrë mundimin të shkojë te topi.
Një situatë fantastike kjo për Takashi Inui-n, që gjendej i pashqetësuar me sferën ndër këmbë përpara një porte të zbrazët.
Kaq mjafton për të shënuar golin e dytë të takimit, që përfundoi me rezultatin 3-1 për Eibarin.
Takashi Inui doubles @SDEibarEN's lead after a goalkeeping slip sets him up for the easiest goal of his career. #EibarRealValladolid ?https://t.co/mpw9fisxEt
— beIN SPORTS USA (@beINSPORTSUSA) July 16, 2020