Çerekfinalet në Euro 2024 kompletohen sonte, vetëm edhe dy Kombëtare kanë mbetur

Dy ndeshjet të cilat do zhvillohen sonte në Euro 2024, do të përcaktojnë skuadrat kualifikuese për në çerekfinale.

Spanja, Gjermania, Portugalia, Franca, Anglia, Zvicrra janë Kombëtaret të cilat kanë arritur kualifikimin në 1/8 e finales, shkruan Gazeta OLLE.

Holanda favorite pret Romaninë, e cila ka bërë mrekulli, duke u kualifikuar nga vendi i parë në Grupin E, me pikë të njejta me tre Kombëtaret tjera.

Austria sonte takohet me Turqinë, në një ndeshje ku pritet të jetë e zjarrtë, me austriakët që kanë zhvilluar ndeshje fantastike në kampionat.

Red Bull Arena në Leipzig, me fillim nga ora 21:00, do të zbuloj Kombëtaren e fundit e cila i bashkohet tetë më të mirave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *