Ylli i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina ka shkëlqyer sot në barazimin që Dijon e arriti në shtëpi ndaj Montepellier, në kuadër të kampionatit francez.
Celina ishte titullarë nga minuta e parë, duke dhuruar magji me lojën e tij të bukur.
Në minutën e tetë, Celina dhuroi asistin e parë të ndeshjes.
Një pasim të bukur për bashkëlojtarin e tij Eric Ebimbe, i cili e shndërroi në gol në minutën e tetë për rezultatin 1:0.
Celina vazhdoi me ndeshje të mirë, duke dhuruar asistin e tij të dytë në minutën e 60-të.
Kësaj radhe, asistoi për Bruno Ecuele Manga, i cili shënoi golin e dytë për Dijon në këtë ndeshje.
Vetëm një minutë më pas, ylli i Kosovës largohet nga ndeshja.
Fantazisti i Kosovës dhuroi shou për 61 minuta lojë por goli i mungoi, i cili do të ishte i pari në kampionatin francez.
Mesfushori, 24 vjeçar, për këta minuta sa ishte në fushë u vlerësua me notën 7.5 nga “Ëhoscored.com”, sajt që bën vlerësimet e futbollistëve.
Dijon pas 5 xhirove të zhvilluara renditet në pozitën e fundit me vetëm një pikë.