Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore ndërmjet Republikës së Çekisë dhe Shqipërisë e cila po zhvillohet në Pragë.
Rezultati është i barabartë 1-1 pas 45 minutave të para.
Fillimisht Çekia kaloi në epërsi me golin e realizuar në minutën e 18’ të ndeshjes nga sulmuesi Patric Schick, por një kundërpërgjigje e fuqishme erdhi në minutën e 42’ kur Sokol Cikalleshi realizoi një gol bombastik nga distanca për 1-1.