Presidenti i UEFA-së, Alexander Ceferin ka folur për ndryshimet në garat evropiane, të cilat janë planifikuar nga viti 2024.
Ai veçanarisht i është referuar idesë së Superligës Evropiane, e cila mbrohet më së shumti nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.
“Ne nuk do të luajmë gjatë fundjavave në mënyrë që ta mbajmë vlerën e kampionateve vendore, por po konsiderohet një sistem pak më ndryshe, më interesant që përfshin të gjitha vendet”, ka thënë Ceferin.
“Superliga është ëndrra e Florentino Perezit që prej 30 vitesh, kur unë nuk isha fare në futboll”, tregoi ai.