Ceferin, letër Infantinos: Të ndryshojë rregullimi i prekjes së topit me dorë

Ceferin dëshiron të ndryshojë rregullin në mënyrë që të ketë më shumë fleksibilitet ndaj lojtarëve dhe arbitrave, duke pasur parasysh që në këtë moment shumë lojtarë janë ndëshkuar edhe për prekje të pavullnetshme të topit me duar.

“Përpjekja për të përcaktuar me rigorozitet kur prekja e topit është një gabim që duhet ndëshkuar ka çuar në shumë vendime të padrejta, që janë pritur me zhgënjim dhe shqetësim nga komuniteti i futbollit. Fryma e lojës duhet të ruhet në çdo kohë. Unë besoj se kthimi te formulimi i mëparshëm, ndoshta i rishikuar dhe i plotësuar nga një dispozitë që nuk lejon shënimin e golave ​​me dorë ose krah, është një opsion për t’u marrë në konsideratë.”

Këto janë fjalët e Ceferin, i cili kërkon ndihmë nga Infantino, pasi UEFA nuk ka asnjë rol në ligjet e lojës, pavarësisht drejtimit të garës më të rëndësishme të klubeve në botë, Champions League, dhe kampionateve më të njohura kombëtare në kontinent. Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit kontrollohet nga FIFA.

“Ndodh shpesh që topi godet aksidentalisht duart ose krahët e lojtarëve, por fryma e ligjit është e qartë se, duke qenë raste të tilla të pashmangshme, ata nuk duhet të ndëshkohen për të shmangur copëzimin e tepërt të lojës dhe gjithashtu për të lejuar që situata të rrezikshme të vendosin rezultatin e ndeshjeve. Përdorimi i VAR-it në shumë gara thjesht ka përkeqësuar problemin dhe i shtyn gjyqtarët dhe mediat të zbërthejnë çdo situatë, me efekte paranojake dhe rezultate të diskutueshme”.

Ky është mendimi i sllovenit Ceferin dhe rrjedhimisht i të gjithë UEFA-s. Ndoshta, prandaj, së shpejti do të ketë një diskutim të ri ndërkombëtar mbi faullet e shkaktuara nga prekja e topit me dorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *