Cavani shpjegon arsyen e festimit me shigjetë

Edinson Cavani ka shpjeguar arsyen e festimit të veçantë të tij dhe ka treguar për Bailly i cili i kërkoi të bëjë këtë festim.

33 vjeçari thotë se festimi me shigjetë simbolizon gjuetarët e lashtë të Charruas, të cilët ishin popullsi indigjene dhe vepronin në Uruguay.

“Është një histori e gjatë dhe është e gërshetuar në historinë e vendit tonë dhe popullsisë autoktone, Charrúas”, tha ai.

“Kur lindi vajza ime e vogël, India, emri i saj rrjedh nga kultura e tyre”, shtoi ai.

“Kështu që ajo shigjetë që unë marr dhe pastaj e gjuaj, është një festë që përmbledh të gjitha këto gjëra: një përzierje e emrit të vajzës sime dhe popujve indigjenë të vendit tim”, tha Cavani.

“Ai festim ka një kuptim të veçantë, por siç thoni ju, Ericu më kujtoi ta bëj atë, edhe pse në fund të çdo goli, unë gjithmonë sigurohem ta marr shigjetën dhe ta gjuaj atë”, përfundoi Edinson Cavani.

Charrúas ishin indianë të Amerikës së Jugut që banonin në kullotat përreth Rio de la Plata (në Uruguaj, Brazil dhe Argjentinë) dhe përshkruhen si gjuetarë të cilët, pas inkuadrimit të kalit, jetuan duke kultivuar bagëti./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *