Propozimi i Salernitana-s për Edinson Cavanin është gati, por qëllimi i sulmuesit uruguaian është të luajë ende në Champions League.
Më 24 maj, Danilo nuk e kishte problem të shprehte ëndrrën e tij të merkatos, për të marrë Edinson Cavanin në Salernitana.
Një mision i pamundur?
Ndoshta. Megjithatë ndërkohë ata përpiqen, aq sa është gati edhe oferta për sulmuesin uruguaian.
Dy milionë euro neto në sezon plus bonuse në lidhje me pjesëmarrjen dhe golat e shënuar (fjala është për 200 mijë euro për çdo gol të shënuar), ky, sipas medieve italiane, është propozimi për Cavanin, i cili më 30 qershor do të përfundojë kontratën e tij me Manchester United.
Cavani ka edhe oferta të tjera, veçanërisht nga La Liga. Madje edhe në Amerikën e Jugut ka nga ata që e ëndërrojnë, Boca Juniors, të cilët pak ditë më parë rrëfyen hapur se e donin atë dhe Arturo Vidalin. Megjithatë dëshira e lojtarit është të luajë në Champions ndaj zgjedhja e së ardhmes pritet të jetë disi e vështirë për uruguaianin.