Lazio do ta sfidojë sonte Torinon në kuadër të xhiros së 25-të të Series A.
Nëse ndeshja Lazio- Torino do të luhet pasi që mund të anulohet për shkak të situatës me pandeminë, kjo do të ishte mundësi e mirë për reprezentuesin e Përfaqësueses së Kosovës Mërgim Vojvoda që t’i shfaq aftësitë e tij, shkruan “Calciomercato”, përcjell Zeri.info.
Forma e mirë që ka kaluar Wilfred Sango që e ka fituar pozitën e startuesit nuk ia ka lejuar Vojvodës që të aktivizohet rregullisht.
Mbrojtësi kosovar pritet që sonte të luajë nga minuta e parë.
Ndeshja nis në 18:30 dhe luhet në stadiumin “Olimpico” në Romë.
Torino e dy reprezentuesve të Kosovës, Mërgim Vojvodës dhe Samir Ujkanit gjendet në pozitën e 17-të, derisa Lazio e Vedat Muriqit dhe Thomas Strakoshës është në pozitën e shtatë.
Mërgim Vojvoda ju bashkua Torinos në verën e kaluar nga Standart Liege deri tani i ka zhvilluar 13 ndeshje për skuadrën italiane.