Elita e futbollit kosovar këtë fundjavë vjen me ndeshjet e xhiros së 22-të të cilat edhe sjellin përballje shumë të forta.
Padyshim vëmendja do të jetë te derbi i zjarrtë, Drita – Ballkani që luhet në Gjilan. Drejtësia në këtë takim i është besuar gjyqtarit Genc Nuza.
Një takim joshës është edhe ai ndërmjet Prishtinës e Gjilanit, derisa “bilbili” kryesor në këtë takim është Dardan Çaka.
Më poshtë gjeni komplet listën e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në këtë vikend.