Përmes një postimi në llogarinë e tyre në twitter, klubi i Cadizit, ka bërë një shaka për ditën botërore të ‘gënjeshtrës’.
Ata kanë postuar një fotografi të Lionel Messit, i cili shihet i veshur në fanellën e tyre.
“Eja dhe bëji realitet ëndrrat e tua, Leo”, ka qenë mbishkrimi i tyre në fotografinë e postuar.
Argjentinasi është duke vendosur për të ardhmen e tij këtë sezon, prandaj edhe Cadizi ka bërë shaka.