Albert Bunjaki nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të aplikohet sistemi VAR në Kosovë.
Kohëve të fundit është raportuar se sistemi VAR do të aplikohet nga sezoni i ardhshëm në Superligën e Kosovës.
Sonte në emisionin “Interaktiv” rreth kësaj është pyetur edhe ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki.
“VAR-i do të jetë shpejt pjesë e futbollit të Kosovës” – ka deklaruar Bunjaki, duke refuzuar kështu të thotë një datë të saktë.
Kujtojmë që së fundmi Albert Bunjaki është angazhuar si zyrtar në kuadër të edukimit të trajnerëve.