Albert Bunjaki ka bërë punë të madhe në krijimin e Kombëtares së Kosovës
Ai iu afrua vendit të tij në kohën kur futbolli kosovar kishte nevojë për të krijuar një Kombëtare të frikshme që e ka sot, shkruan Reporteri.net
Por, gjatë periudhës së tij sa ka qenë te Kosova, ai ka bërë shumë udhëtime për t’u takuar me lojtarë e gjëra të ndryshme. Të gjitha këto shpenzime i ka mbuluar vetë.
Bunjaki në një intervistë ekskluzive për Reporterin ka thënë se ka harxhuar mbi 2 milionë euro gjatë kohës sa ishte te Kosova, por që në asnjë moment nuk është penduar.
“Njerëzit e kanë dhënë jetën për Kosovë edhe nuk diskutohet kjo është të paktën çka unë kom mujt me ba, në aspektet ekonomike unë kam harxhuar mbi 2 milionë euro,” ka thënë Bunjaki.