Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki ka kujtuar periudhën e bashkëpunimin me ish-presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokkri, i cili ditë më parë kishte përvjetorin e gjashtë të vdekjes së tij.
Në një intervistë për KosovaPress, Bunjaki ka ndarë momente të shumta nga ky bashkëpunim, por ka pranuar gjithashtu se puna e përbashkët me Vokrrin ishte një fat i madh në jetën e tij. Sipas Bunjakit, Vokrri pati ndikim të jashtëzakonshëm në kohën kur nevojitej ndërkombëtarizimi i futbollit kosovar.
Bunjaki ishte trajneri i parë i “Dardanvë” në historinë e re të Kosovës, por nga Vokrri atij iu kërkuar të ta drejtonte Kosovën pa ndonjë mbështetje financiare.
Një nga vështirësitë më të mëdha nëpër të cilat kaloi, Bunjaki thotë se ishte puna për ta bindur Adnan Januzajn t’i bashkohej Kosovës. Bunjaki në fund foli edhe për zhvillimin e futbollit kosovar dhe ecurinë e kombëtares, për të cilën tha se duhet shumë punë për t’u bërë, por se kërkesat janë gjithnjë të ndryshme nga etapa në etapë.