Bundesliga vendosë rregulla: Nuk ka seks dhe puthje me partnere të dyshuara

Bundesliga do të jetë një nga kampionatet në Europë që do të kthehen më shpejtë pas krizës së madhe të Koronavirusit. Një plan i mirëmenduar vjen nga Gjermania për të evituar daljen nga kontrolli të situatës.

Lojtarët duhet të jenë të kujdesshëm në gjithçka, që nga qendrimet në hotel dhe ato në shtëpi. Nuk do të mungojnë edhe testimet e shpeshta gjatë javës, ndërsa futbollistët duhet të bëjnë kujdes edhe me partneret që shfaqen “të dyshimta”, duke parë simptoma të ngjashme me Koronavirusin si kolla e shpeshtë dhe temperatura, për evituar seksin dhe puthjet, transmeton sportekspres.

“E gjithë skuadra duhet të testohet për Koronavirus para seancës së parë stërvitore, më pas duhet që një gjë të tillë ta përsërisin dy herë në javë, deri në fund të sezonit. Një testim duhet të jetë pak para ndeshjes. Gjithashtu futbollistët duhet të shkruajnë një dokument zyrtar për higjenën dhe të deklarojnë se nuk kanë pasur simptoma përgjatë kohës para se të mbërrijnë në stërvitje.

Lojtarët duhet të jenë të kujdesshëm me distancën dhe ushqimi në dhomën e hotelit duhet të harrohet. Ekipet duhet që të kenë hotelin e tyre, me hyrjen dhe ashensorin e dedikuar vetëm për ta, duke shmangur kontakte me vizitorë të tjerë të hotelit. Gjithashtu duhet të shtypin butonat në hotel nëpërmjet bërrylave. Një tjetër prej rregullave kryesore është që të mos përdoret transporti publik dhe duhet të mbajnë një procesverbal për anëtarët e familjes dhe të dhënat e sigurisë.

Lojtarët do të qëndrojnë brenda sa më shumë që të jetë e mundur dhe të izoluar nga të tjerët në hotel dhe të tregon kujdes në shtëpi. Gjithashtu duhet të shmangin puthjet dhe seksin me partneret të cilat shfaqin simptoma të ngjashme me Koronavirusin dhe të mos ndajnë të njëjtën furçë dhëmbësh, peshqirë dhe pjata. Lojtarët do të duhet të kolliten dhe teshtijnë të paktën dy metra larg njëri-tjetrit. Nëse dikush testohet pozitiv, nuk është e nevojshme që i gjithë ekipi të kalojë automatikisht në karantinë. Sidoqoftë, lojtari i infektuar duhet të izolohet nga familja e tij dhe anëtarët e ekipit të tij për 14 ditë nga fillimi i simptomave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *