Në një prononcim për “Presheva Jonë” i pari i komunës së Podujevës ka folur lidhur me futbollin në këtë komunë si dhe bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Kosovës, ku z. Bulliqi është shprehur optimist se në rast të vazhdimit edhe për një mandat të punësë së presidentit Ademi, pasi që thotë se në takimin e fundit me këtë të fundit janë dakorduar për vazhdimin e punëve të mira në ngritjen e infrastrukturës në fusha dhe jo vetëm, cka do ta rriste cilësinë dhe profesionalizmin e futbollit në Llap.
“E vërteta është se ne kemi bashkëpunim të mirë me FFK, ju e dini që Llapi gjithnjë ka dhënë talent në futboll dhe sigurisht se poashtu kemi nevoj për infrastrukturë të re, ku besoj se z. Ademi ka gadishmërinë që të punojë me ne për ngritjen e këtyre kapaciteteve, ai do të na ndihmojë, andaj të gjitha këto do të bëhen për interes të përbashkët të rinisë, por edhe të sportit në vendin tonë”.
“Në rast të vazhdimit të punës nga z. Ademi si i pari i FFK-së edhe për një mandat tjetër, besoj se do të vazhdoheshin punët që janë nisur, Federata veq ka bë disa investime të cilat besoj se do t’i vazhdojmë edhe në të ardhmen në intenzitet edhe më të lartë”, është shprehur z. Bulliqi.
Në anën tjetër, sipas burimeve të “Presheva Jonë”, mund të konfirmojmë se në komunën e Podujevës, FFK-ja ka projekte speciale sic është Kampi Nacional i Karantinimit të Ekipeve për faza përgatitore dhe para ndeshjeve si dhe shtëpi për rehabilitimin e sportistëve në vecanti e atyre që kanë nevojë për rekuperim pas lëndimeve apo operimeve me të cilat do të mirren specialistët më të mirë specialist të ekipeve kombëtare, ku ky objekt gjigand gjindet pikërisht në fshatin Orllan. Me këtë koncentrim kaq të madhë të FFK-së në Llap, pa dyshim se të rinjët llapjan do të jenë me extra (poëer) energji për të arritur extra suksese në futboll.