Atalanta luan tenis me Brescian. Skuadra bergamske u konfirmua si sulmi më i mirë i Serie A, pasi mposhti Brescian me rezultatin tenistik 6-2 në ndeshjen që hapi javën e 33-të të Serie A.
Një sukses që vjen pas barazimit ndaj Juves dhe është i 10-ti për Atalantan në kampionat në 11 ndeshjet e fundit.
Një fitore e arritur nën shenjën e mesfushorit kroat Pasalic i cili realizoi 3 gola në këtë sfidë.
Finalizimet e tjera për skuadrën e Gasperinit mbajnë firmat e De Roon, Malinovskyt dhe Zapatas, ndërsa për Brescia realizuan Torregrossa që barazoi përkohësisht shifrat në 1-1 dhe Spalek në fund që e ngushtoi rezultatin në 6-2.
Me këtë fitore Atalanta u ngjit për momentin në vendin e 2-të të Serie A me 70 pikë, 6 më pak se Juventusi kryesues.