Bruno Fernades shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, nuk ua kursen fjalorin e pistë

Bruno Fernandes vendos standardet e punës për vete dhe për kolegët.

Fantazisti portugez është kapur nga kamerat, teksa u është hakërryer shokëve brazilianë të skuadrës, mesfushorit Fred dhe mbrojtësit Alex Telles, të cilët ishin duke xhiruar një dokumentar.

Pikërisht për këtë arsye, ata po vonoheshin për t’u bashkuar në stërvitje, por kjo nuk i pëlqeu liderit të mesfushës së “djajve të kuq”, që shpërtheu menjëherë, duke e tepruar edhe me fjalorin ndaj dy shokëve të skuadrës.

“Mjaft bërët si b..e. Jeni këtu për të luajtur futboll dhe jo për të filmuar. Filmoni k…n tim”, dëgjohet të thotë Bruno Fernandes ndaj brazilianëve, të cilët kanë mbetur të befasuar nga reagimi.

I gjithë debati ka ndodhur në qendrën stërvitore te “djajve të kuq” në Carrington, teksa videoja ka bërë me shpejtësi xhiron e botës dhe shumë fansa të “djajve të kuq” kanë komplimentuar Fernandes për reagimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *