Marcelo Brozovic është afër largimit nga Interi, sipas mediave italiane. Ajo që nuk dihet ende për momentin është se ku do të vazhdojë karrierën pasi Barcelona dhe Al-Nassr janë në luftë për transferimin e tij. Kështu bëjnë të ditur disa burime italiane, ndërsa Sky Sport aty shkruan edhe për detajet e ofertës së klubit nga Arabia Saudite, ku luan edhe Cristiano Ronaldo.
Al-Nassr ka bërë ofertë për Brozovicin prej 15 milionë eurosh, që është dukshëm më pak se 25 milionë që kërkon Interi për të. Oferta u refuzua, por shpejt erdhi një e re. Në të, klubi saudit i ofron Interit 18 milionë euro dhe bonuse, që është ende nën çmimin e përcaktuar, por pasanikët nga Arabia Saudite i janë afruar kërkesave të klubit milanez. Sa i përket Brozovicit, atij iu ofruan 15 milionë euro pagë vjetore.
Kjo do ta bënte atë futbollistin kroat më të paguar. Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, aktualisht është Luka Modrić me 10 milionë euro në sezon.