Zikaltërit kanë gjetur një marrëveshje me klubin saudit për 23 milionë euro: marrëveshja pritet të mbyllet të hënën.
Mesfushori kroat, i cili kishte kontratë me Interin deri në vitin 2026, do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me vlerë 20 milionë në sezon (më shumë se trefishi, duke qenë se ka fituar 6 milionë te zikaltërit) dhe do të luajë me Cristiano Ronaldon.
Al Nassr mundi konkurrencën me Barcelonën, e cila donte që ai të zëvendësonte Busquets, i cili u transferua te Inter Miami.
Prandaj, lamtumira e tij me Interin ishte vetëm çështje kohe, siç e kishte bërë të qartë vetë Brozovic përmes një të dhëne në rrjetet sociale.
Në fund fituan paratë e Al Nassr-it, të cilat iu afruan më shumë kërkesës së zikaltërve, 25 milionë euro, dhe që në fund i ofruan lojtarit trefishin e rrogës që mund t’i garantonte Barcelona.
Me largimin e Brozovic, Interi tani mund të zhbllokojë përfundimisht operacionin Frattesi. Mesfushori i lindur në vitin 1999, lojtar i Sassuolo-s dhe gjithashtu në qendër të fokusit të Juventusit, Milanit dhe Romës, por që tashmë ka zgjedhur zikaltërit.