Armando Broja ka lënë pas dëmtimin e rëndë që pësoi në një miqësore pasi këputi ligamentin dhe kreu një operacion i cili përfundoi me sukses.
Në fillim u diskutua se Broja do të mungonte gjatë, por rikuperimi post-operacion ka shkuar shumë mirë, duke bërë që sulmuesi shqiptar do të nisë stërvitjet.
21-vjeçari është parë së fundmi në palestrën e klubit duke u stërvitur me shokët e tij të ekipit.
Si çdo herë pas një dëmtimi të rëndë, lojtarët rikthehen fillimisht në palestër duke bërë ushtrime dhe stërvitje të personalizuar, dhe më pas kryejnë stërvitjen e fundit në fushë me skuadrën. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Brojën, pasi sulmuesi i Chelseat tashmë ka bërë hapat e parë duke u rikthyer në stërvitje. Ky është vetëm fillimi i rikuperimit, por mund të thuhet se Broja është në gjysmë të rrugës për t’u rikuperuar plotësisht.
Sipas asaj që mësohet, Armando Broja mund të rikthehet në fushën e lojës me skuadrën e Chelseat nga fundi i prillit ose në fillim të majit.