Prezantimi ishte i bukur, siç ndodh gjithmonë, por kalvari nuk ka ndërmend të përfundojë.
Armando Broja mund të cilësohet si një nga futbollistët më fatkeq në botë vitet e fundit dhe ende nuk po ngrihet në këmbë që pas dëmtimit të rëndë tek Chelsea në 14 dhjetor 2022.
Sulmuesi kuqezi ende nuk është gati për klubin e tij, Everton, dhe për kombëtaren shqiptare.
Pasi mungoi për 274 ditë, problemet e tij vazhduan tek Chelsea dhe po ashtu tek Fulhami.
Pak aktivizim tek Blutë e Londrës, thuajse aspak në ekipin tjetër kryeqytetas.
Kalimi tek Evertoni mund të quhet fat, pasi Ipswich e refuzoi, por fushën mund ta shohë ndoshta në gjysmën e dytë të nëntori.
Lajmet nga Anglia janë që Broja ka nisur stërvitjen individuale në klubin në “Gudison Park”, ndonëse rikthimi në fushë duhet të presë.
Trajneri i kombëtares, Sylvinho deklaroi se sulmuesit i duhen edhe 5 javë dhe mediat angleze shkruajnë se Evertoni ka si afat mesin e nëntorit, përcjell abcnews.
Gjithsesi, pa u nxituar sepse tendini i Akilit është problem delikat.
Armando duhet të kthehet në stërvitje me ekipin, të fitojë formën me mundësi tek skuadra U21, dhe pastaj të shohë mundësinë e aktivizimit në skuadrën e të rriturve në Premierligë.
Sa për kombëtaren, Broja do të veshë fanellën kuqezi vetëm në mars të vitit të ardhshëm, nëse gjithçka shkon mbarë.